Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët gati për Reformën Zgjedhore, Balla: Javën e ardhshme ngremë Komisionin, jemi 100% të hapur për dialog me PD

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët gati për Reformën Zgjedhore, Balla: Javën e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka thënë sot ata janë gati dhe gjatë javës së ardhshme do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, socialistët janë të hapur për diskutime me PD, pa pengesa dhe pa parakushte.

"Javën e ardhshme do të kemi besoj miratimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne jo vetëm që kemi dakordësinë e plotë për ngritjen e Komisionit, por do të prezantojmë dhe përbërjen e këtij komisioni nga ana e PS", tha Balla nga Patosi.

Sipas kreut të grupit të PS, edhe demokratët kanë shkuar në Kuvend me propozime konkrete.

"Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne duhet ta institucionalizojmë këtë moment të rëndësishëm për këto çështje që duhen diskutuar.

PD ka ardhur me disa propozime konkrete, për të cilat Rama dhe unë e kam thënë, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese dhe parakushti. Por duhen ndjekur procedurat parlamentare", shtoi Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll