Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Socialistët e Vlorës duan t’i bëjnë “gjyq” para Edi Ramës, Dritan Leli u përgjigjet këshilltarëve: Mbledhjen ta bëjmë online, se grumbullimet nuk lejohen!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan në fillim të këtij muaji që të kenë një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, dhe të pranishëm të jenë deputetët e qarkut, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Shqetësimi i strukturave të PS në Vlorë, është ngritur pas “krisjes” së Dritan Lelit me Edi Ramën, “krisje” që sipas socialistëve vlonjatë u shkaktoi atyre humbje të votave në 25 prill, shkruan newsbomb.al. Për këtë, ata donin t’i bënin “gjyq” para gjithë deputetëve dhe vetë Ramës.

Mirëpo, një përgjigje ka ardhur dhe sot nga kryebashkiaku i Vlorës.

Leli i kthen përgjigje Këshillit të Bashkisë dhe i njofton se mbledhja duhet të zhvillohet online siç janë bërë gjatë gjithë kohës, pasi sipas tij, nga pandemia grumbullimet janë të ndaluara. Në urdhrin e firmosur nga kryebashkiaku i Vlorës, thuhet se ambientet e Teatrit “Petro Marko” nuk do të përdoren për këtë takim.

Lexo edhe: Rama dhe Dritan Leli ballafaqohen në Këshillin Bashkiak, u kërkohet takim

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko.

Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shkruan Dritan Leli dhe ndan fotot e mëposhtme.

Më shumë

spot_img