Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali dhe Tom Doshi po heqin njerëz nga puna dhe fusin të vetët

Shkruar nga Newsbomb

Një grup socialistësh shkodranë i kanë dërguar një letër me shkrim kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla dhe ambasadores, Yuri Kim, ku dënojnë veprimet e deputetes së zgjedhur, Edona Bilali.

Përmes kësaj letre ata shprehin pakënaqësi për mënyrën sesi u hartuan listat, duke lënë jashtë figura të vjetra politike.

Ata dënojnë veprimet e papjekura të deputetes së zgjedhur socialiste, Edona Bilali, për të cilën thonë se kjo e fundit kërkon të zhbënjë PS e Shkodrës, si dhe duke bërë reprezalje në administratë.

"Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja antikomunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë ‘zoti’.

Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës", thuhet në letër.

Socialistët e Shkodrës pretendojnë se Edona Bilali dhe Tom Doshi po heqin njerëz nga puna dhe po punësojnë të afërmit e tyre.

"Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt. A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj.Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë", thuhet më tej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.