Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Socialistët akuza deputetëve të PD: Kanë falsifikuar firmat për Komisionin Hetimor, Këlliçi dhe Bylykbashi ndodhen në Amerikë!

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Partisë Socialiste pretendojnë se firmat e hedhura nga kolegët e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor në Kuvend, për çështjen “McGonigal”, janë të falsifikuara. Madje, deputetja Ermonela Felaj kërkon sanksionim në bazë të ligjit për firmat e Këlliçit dhe Bylykbashit.

“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur”, shkruan Felaj.

Kërkesa e deputetëve të PD për Komisionin Hetimor është protokolluar në Kuvend më datë 3 shkurt 2023 dhe me firmat e deputetëve Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi.

Mirëpo, nga një verifikim i thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se dy deputetët e sipërpërmendur ndodhen në Amerikë prej datës 1 shkurt. Kërkesa për Komisionin në Kuvend është dorëzuar në datë 3 shkurt.

“Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet”, vijon shënimin e saj deputetja Ermonela Felaj.

Më shumë