Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistë e demokratë lënë pas ndasitë, bëhen bashkë për Iftar

Shkruar nga Newsbomb
Socialistë e demokratë lënë pas ndasitë, bëhen

Muaji i bekuar i Ramazanit ka bërë që socialistët e demokratët të bashkohen në një tavolinë që të çelin bashkë Iftarin e parë.

Bashkimin mes socialistëve dhe demokratëve e ka bërë Myftinia e Kavajës që ka ftuar politikanët në Iftarin e parë të Ramazanit.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë Edison Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, kryebashkiaku i Kavajës Finsik Qosja, deputeti socialist Etjen Xhafaj, deputeti i PD Ervin Salainji si dhe presidenti Bajram Begaj.

Qosja ka ndarë disa foto nga kjo tryezë teksa shkruan: “Ishte një privilegj të isha në tryezën e parë të Iftarit të Myftinisë së Kavajës, ku na nderoi me prezencën e tij Kreu i Shtetit, Shkelqësia e Tij, Z. Bajram Begaj!

Një tryezë e madhe bashkimi dhe respekti siç mund ta bëj vetëm Myftinia e Kavajës dhe besimtarët e Kavajës!  Nuk kishte si të niste më mirë Iftari i Parë i këtij Muaji të Shenjtë! Agjërim të lehtë e të pranuar miq”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese