Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Socialdemokratët gjermanë takime në PS, Gjiknuri: Diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe të Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri janë takuar me drejtuesit e Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kukën pritën në një takim të veçantë Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper.

Lajmin e bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm  i PS, Damian Gjiknuri, i cili shkruan: “Bashkë me Rominën dhe të rinjtë e Partisë Socialiste🌹 pritëm në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper, ku diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë ,forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre si edhe për “IUSY Ëorld Council 2022” që do organizohet ditën e nesërme në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img