Një aprtament është prfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Si pasojë e tymit ka mbetur e asfiksuar pronarja e banesë,s e cila menjëherë është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Paraprakisht, shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia e gruas e cila kishte harruar sobën ndezur. Fillimisht mësohet se flakët kanë përfshirë kuzhinën dhe më pas të gjithë apartamentin. Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët njoftuan zjarrëfikëset sapo panë flakët.
Mjetet zjarrfikëse menjëherë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.