Hapësire reklamuese

Bota

Snowden: Facebook po ju spiunon

Shkruar nga Newsbomb

Ish-agjenti i NSA-së amerikane, Eduard Snowden paralajmëron përdoruesit e Facebook se po spiunohen nga rrjeti social.

Në një postim në Twitter, Snoëden tha se gjatë ditëve në vijim do të shpjegojë se si Instagram dhe Facebook spiunojnë përdoruesit. Ai kërkoi ndihmën e ndjekësve për të nisur luftën kundër “spiunimit”.

“Në ditët në vijim do t’ju shpjegoj metodat se si këto uebfaqe ju spiunojnë, si dhe metodat për të limituar se sa këto uebfaqe dinë për ju. Nëse i përdorni, më ndiqni”, shkruajti Snowden.

Snowden u bë i famshëm në vitin 2013 kur ekspozoi në media si “The Guardian” dhe “The Ëashington Post” dokumente sekrete nga programet e spiunimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).

Sondazh

Poll