Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“S’mund të trajtohemi si kriminelë”, mjekët e Ushtarakut në protestë, dy kolegët e tyre morën 4 milionë lekë për të operuar të plagosurin e Velipojës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë, i njohur dhe si Trauma, po zhvillojnë një protestë paraditen e sotme për dy kolegët e tyre, shkruan newsbomb.al. Serdi Memini dhe Ervin Sulaj u arrestuan pasi, sipas Policisë, kanë marrë afro 4 milion lekë për të operuar Elmedin Dylin, i plagosur në 27 qershor në Velipojë.

– Elmedin Dyli është nipi i Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë, ndërsa vëllai i tij Kujtim Ferracaku mbeti i vdekur.

Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë. Këtë thirrje ata e kanë bërë edhe sot. Duke u distancuar nga aktet korrupstive, ata janë shprehur se “nuk mund të trajtohemi si kriminelë të gjithë”.

Mantelbardhët e Ushtarakut janë shprehur se do të diskutojnë përsëri me Sindikatën dhe do të vendosin se çfarë vendimesh do të ndërmarrin për ditët në vazhdim. Megjithatë, kanë theksuar se çdo ditë nga ora 09.00-10.00 do të protestojnë para Spitali.

Ata janë shprehur se arrestimi i kolegëve të tyre ka qenë i pafaktuar.

Mjekët kërkojnë që të reflektohet edhe në Kodin Penal, që ata të mos trajtohen si kriminelë. Sipas tyre, mjekët nuk duhen prangosur, pa u faktuar akuza, shkruan neësbomb.al. Ata kanë sqaruar se sot puna në Spitalin Ushtarak vijon normalisht, pasi në protestë kanë dalë vetëm ato bluza të bardha që nuk ndikojnë në shërbimin ndaj pacientëve.

Kjo do të ndodhë sipas tyre dhe në ditët në vazhdim, nëse nuk ka reflektim. “Do mblidhemi, do diskutojmë me kolegët, dhe ata të sindikatës. Pastaj në bazë të përgjigjes që do jetë, do reagojmë dhe ne”, ka thënë një prej bluzave të bardha për mediat.

Deklarata e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor:

Sindikata e Punonjesve te Sherbimit Shendetesor percjell me shqetesim situatën e krijuara nga paragjykimi qe i behet kolegeve mjeke duke hedhur balte mbi punen vetmohuese dhe te pavleresuar per dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.

Kjo Sindikate distancobet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallirnin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtohen njesoj si kriminelet te cilet marrin kete jete te çmuar per secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kodit penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.

Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra penale eshte ne kryerje e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloje provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.

Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbin  gjithçka kishin arritur ne pune dhe profesion.

Per te gjitha arsyet e mesipere ndalimet apo arrestimet e kryera te mjekeve me shou publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abusive ne kundershtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.

Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisht granton te gjithe punonjesit shendetesor se do ti ndjeke deri ne fund dhe me çdo menyre çdo rast abuzimi te kesaj natyre.

Më shumë

spot_img
spot_img