Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“S’mund të presim deri në 2025”, Basha mesazh të fortë Kryesisë së PD: Përballje me regjimin, me të gjitha format dhe mjetet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar anëtarëve të kryesisë gjatë mbledhjes së sotme, 5 ditë pas rikonfirmimit në krye të partisë.

Basha ka thënë se vota masive që ai mori në garën për kryetar, tregon se demokratët kërkojnë që beteja të vazhdojë.

“Demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci. Të lexojmë atë që është vullneti i demokratëve”, ka thënë Basha.

Kryedemokrati gjithashtu është shprehur se “Shqipëria s’mund të presë deri në vitin 2025”, ndonëse është e paqartë se çfarë ka nënkuptuar me këtë vit, që përkon me përfundimin e mandatit të tretë të Edi Ramës.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025,” tha Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img