Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
46 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

“S’mund ta quash paradite ‘kriminel’ e pasdite ta përqafosh”, analisti kosovar për takimin Kurti-Rama: Ishte një stisje për të fshehur marrëdhëniet e vërteta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli, e ka cilësuar takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me atë të Kosovës, Albin Kurti, si një lloj “stisje” për të fshehur marrëdhëniet e vërteta mes dy vendeve tona.

Ai tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se “ka patur fjalë shumë të rënda nga të dy anët e kufirit”, teksa  përmendi dhe foton e Ramës që preu presidentja Vjosa Osmani, për të cilën tha se duket si një”lojë”.

albsig

spring

“Ka nisur si një mesazh politik dhe është përkthyer në takim teknik e po përfundon në ceremonial. Mendoj që Kurti sikur po zëvendëson idenë e Shqipërisë së Madhe në këto takime, ai nuk e zë më në gojë bashkimin dhe modelet teknike e ndalojnë.

Një lloj stisje të takimeve për marrëdhënie gjoja të mora, në e kemi kaluar muajin e mjaltit dhe jemi në kohën e vrazhdë. Kemi ulur edhe standartin e gjuhës, një nga arsyet është e dhe një filial i Vetëvendosjes në Tiranë.

Paradite nuk mund ta quash kriminel kryeministrin dhe pasdite ta përqafosh sikur nuk ka ndodhur asgjë. E gjitha është stisje e marrëdhënieve reale mes nesh. Ka pasur fjalë shumë të rënda nga të dy anët e kufirit.

Dua të përmend rastet kur Rama ishte i vetmuar dhe shteti nuk e përcolli aty ku kishte takimet, apo foto e presidentes tonë që e preu Ramën në fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Kjo duket në një lojë që është përfunduar në një ceremoni.

Mendoj që në princip jam pro mbledhjes po këto lloj takimesh e marrëveshjeve mund të jenë bërë në kushte normale e jo me megaorganizim. Marrëveshjet janë të domosdoshme dhe pjesa simbolike po i jep peshë ë paqenë disa ngjarjeve të tilla”, është shprehur analisti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img