Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

SMS-ja në celularët e deputetëve socialistë: Paraqituni në zyrën e Gramoz Ruçit! Kemi iniciuar procedurën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste duket e vendosur në qëndrimin e saj për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Së fundmi, mësohet se socialsitët kanë iniciuar zyrtarisht shkarkimine  Metës.

Burimet bëjnë me dije se deputetëve socialistë u është shpërndarë propozimi i bazës për shkarkimin e kreut të shtetit, duke kërkuar që secili prej tyre të firmos.

Në celularët e deputetëve socialistë ka mbërritur SMS-ja e mëposhtme, në bazë të së cilës kërkohet që ligjvënësit e majtë të paraqqiten në zyrën e Gramoz Ruçit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh e siguruar nga News 24.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img