Hapësire reklamuese

Rajoni

S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Pacolli: Nuk munda…

Shkruar nga Newsbomb
S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Pacolli: Nuk

Vrasja e Liridona Ademjat me porosi të bashkëshortit, është një nga temat që po diskutohet në ekranet shqiptare.

Analisti Arian Curri ngriti pikëpyetje në lidhje me mospraninë e biznesmenit Behgjet Pacolli në varimin apo edhe rivarrimin e Liridona Ademajt, pasi jo vetëm kanë njohje, por është kumbari i djalit të së ndjerës.

Në lidhje me këtë ka reaguar Pacolli me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai ndodhet për një vizitë pune në lindjen e largët, teksa thekson se familjarët e tij ndodhen pranë familjes së Loridonës.

“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.  U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shkruan Pacolli.

Lexo edhe: “Jam kumbar i djalit të tij,” Behgjet Pacolli qartëson raportin me Naim Murselin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese