Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

“S’më pëlqen kjo muzikë, ndërroje!”, shqiptari qëllon me shishe pronarin e lokalit dhe përfundon në pranga

Lajme të ngjashëm

Një djalë i ri me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët mbrëmjen e djeshme, pasi sulmoi pronarin e një lokali nëitali

Ngjarja ndodhi në zonën e Via Lanzi, në një lokal ku frekuentohej jeta e natës në provincën e Ternit. Konflikti mes 20-vjeçarit shqiptar dhe pronarit nisi, pasi ky i fundit nuk e ndryshoi muzikën që i kishte kërkuar i riu.

Në filllim sherri nisi me fjalë banale dhe më pas shqiptari e plagosi pronarin, duke e qëlluar me send qelqi në qafë dhe duke krijuar rrëmujë të madhe në lokal. Ai u arrestua pak pas ngjarjes nga policia, ndërsa bëri rezistencë ndaj karabinierëve.

Shqiptari tashmë pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërkohë që akuzohet  për kundërshtim të forcave të rendit.


Më shumë