Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“S’më kanë trembur burra më të fortë dhe më të pushtetshëm”, Luizi e kërcënoi, reagon motra e Olta Gixharit: Ai si fillim të blerë një shtëpi të fusë kokën

Shkruar nga Newsbomb
“S’më kanë trembur burra më të fortë dhe

Kiara gjatë Prime-s së të martës pati dhe një avantazh. Avantazhi për moderatoren ishin titujt e lajmeve që janë bërë për të gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mes informacioneve ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Ajo kishte shprehur mendimin e saj për marrëdhënien Kiara-Luiz dhe për vijmësinë e saj jashtë, mendim i cili nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.

Para pak ditësh, Luizi shprehu brenda shtëpisë se do t’i japë një përgjigje motrës së Oltës dhe kjo e fundit do të jetë e detyruar të ndërrojë profesion ose shtet.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”, tha Luizi.

Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i motrës së Oltës e cila i është përgjigjur Luizit.

Ajo u shpreh se është mësuar me kërcënimet e Luizit dhe se nuk frikësohet aspak.

“Jemi mësuar tani që Luizi ka një natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon gjithmonë banorët që janë aty dhe e kemi parë tani që kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë dhe më të pushtetshëm se sa Luizi. E para e punës, Luizi të blejë një shtëpi një herë të futi kokën që të zë dhe gruan. Unë i kam mbyllur këto punë”, tha ajo.

“Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, shtoi Gerta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll