Hapësire reklamuese

Politikë

“S’më ka akuzuar kurrë askush për korrupsion”, Berisha: Kur më shpallën non-grata pyeta veten “çfarë kam bërë unë?!”

Shkruar nga Newsbomb
“S’më ka akuzuar kurrë askush për korrupsion”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot nga “Foltorja” në Peshkopi kryeministrin Edi Rama por edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Berisha tha se PD nuk ka lidership, ndërsa tregoi se në 2017-ën kishte menduar të rikthehej në krye të partisë.

Berisha tha se një ditë pasi u shpall non-grata nga SHBA për korrupsion masiv dhe ndikim në drejtësi, u ndje i habitur, pasi siç tha ai “ashkush s’më ka akuzuar kurrë për korrupsion”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ato daulle nuk janë dasme por beteje, do të përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë. PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme, nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj. Me datën 25 prill në darkë, çfarë tregonin sondazhet, tregonin se vetëm 19% e shqiptarëve që kanë votuar PD, kishin votuar për kryetarin. Pra ne shkuam në kutitë e votimit symbyllur, mirënjohje atyre që na votuan se ne drejtues nuk kishim. Në 2017-ën kur i kërkova dorëheqjen, ndoshta duhet të kisha vendosur të rikthehesha. Tre javë pas zgjedhjeve, DASH më shpalli mua person non-grata për të hyrë në SHBA. Unë ju them ju këtu, të nesërmen, e kam pyet veten, çfarë kam bërë unë që 8 vite pasi jam larguar nga çdo funksion drejtues, që kurrë në jetën time nuk kam patur asnjë akuzë për korrupsion dhe tani shpallem non-grata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.