Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“S’mban më ujë pilafi”, qytetarët paralajmërojnë protestë: Janë rritur nafta dhe çmimet e ushqimeve! Po gdhihemi më të varfër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të mërkurën në Tiranë paralajmërohet të zhvillohet një protestë për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve. Në orën 18.00, qytetarët ftohen të marrin pjesë në tubimin që do të nisë nga Sheshi Skënderbej dhe do përfundojë te Kryeministria.

“S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së iniciuar nga Organizata Politike në rrjetet sociale. “Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta”, thuhet në njoftim.

Thirrja e plotë për protestën e së të mërkurës:

Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur.

Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve.

Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë.

Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta. Të mërkurën, ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Të gjithë në protestë!

Më shumë




spot_img








spot_img