Një automet tip Smart ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë te kthesa e Kamzës në Tiranë. Mjeti ka marrë flakë sapo ngjit kthesën, në autostradë, ndërsa shoferi e ka braktisur.
Rruga, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme ka qarkullim të lart mjetesh, ndërsa Smarti që ka shpërthyer në flakë lëviz mbrapsht në mënyrë të pakontrolluar duke qenë se është i ndezur. Shoferi ka dalë nga mjeti sapo kanë nisur flakët dhe ka lënë në rrugë.
Po ashtu, nga pamjet shihet se edhe mjetet e tjera janë të rrezikuara pasi Smart-i është në lëvizje dhe një “rrip” zjarri përshkon diagonalisht autostradën nga benzina e derdhur në të.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.