Hapësire reklamuese

Aktualitet

Smart-i humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset rëndë shoferja në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Smart-i humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset rëndë shoferja

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1, Korçë.

Paraparkisht mësohet se një shtetase, duke mjetin tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kjo e fundit ka pësuar  dëmtime të rënda dhe është nisur mne urgjencë drejt spitalit të Traumës. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll