Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Sllovenia i del në krah Shqipërisë: Në tetor do të përparojmë me zgjerimin në BE, nëse s’e bëjmë ne, dikush tjetër do e bëjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha deklaroi këtë të martë se shteti i tij do të shtojë përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Jansha u shpreh se BE duhet të zhbllokojë bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij nëse vendet anëtare bien dakord, është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Shkupin dhe Tiranën në tetor.

“Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme”, u shpreh Jansha në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Më 1 korrik Sllovenia ka marrë udhëheqjen gjashtëmujore të BE-së. Prej vitit 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Së fundmi edhe Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat, për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.

Më shumë

spot_img
spot_img