Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Skulptura "Parthenon" përplas Greqinë me Britaninë, anulohet takimi Sunak-Mitsotakis

Shkruar nga Newsbomb
Skulptura "Parthenon" përplas Greqinë me Britaninë,

Një përplasje diplomatike ka mes Greqisë dhe Britanisë së Madhe dhe shkak është bërë një deklaratë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për BBC lidhur me skulpturat e Parthenonit.

Deklatë kjo që bëri që kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak të anulonte takimin me Mitsotakis që do të zhvillohej nesër në 10 Downing Street. Anulimi i takimi erdhi një ditë pasi Mitsotakis i tha gazetares Laura Kuenssberg të BBC-së se skulpturat e Parthenonit që ndodhen në Britani duhet të kthehen në Greqi.

Kryeministri grek tha se mermerët duhet të kthehen, pasi të kesh disa nga artefaktet në Londër dhe pjesën tjetër në Athinë është si të presësh në gjysmë Mona Lizën.

Një burim i lartë konservator tha për BBC: "U bë e pamundur që ky takim të vazhdonte pas komenteve në lidhje me mermerët”. Një zëdhënës i kryeministrit grek tha se  Mitsotakis është i zhgënjyer që takimi ishte anuluar në orën e 23.00.

“Greqia dhe Britania kanë një histori shumë të thellë miqësie dhe bashkëpunimi dhe qeveria greke është jashtëzakonisht e befasuar nga ky vendim. Kryeministri priste me padurim të diskutonte një sërë temash me interes të ndërsjellë, duke përfshirë konfliktin Izrael-Gaza, pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë, ndryshimet klimatike, si dhe sfidat e përbashkëta si migrimi, dhe sigurisht Skulpturat e Parthenonit” tha ai.

Takimi mes Sunak dhe Mitsotakis do të mbahej nesër në drekë, takim ky që do të zgjaste për 45 minuta, por që tashmë gjithçka është anuluar dhe mbetet për të parë nëse do të ketë një tjetër takim mes liderëve të Greqisë dhe Britanisë.

Mermeret, të njohura edhe si Skulpturat e Parthenonit, janë thesare të lashta greke në Muzeun Britanik të sjellë në Britani nga diplomati britanik Lord Elgin në fillim të shekullit të 19-të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese