Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Skuadra e zemrës ia bën natën të paharrueshme, META shpërndan videon e festës së papërmbajtshme në Romë: Shkëlqyet gjatë gjithë ndeshjes (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i është gëzuar pa masë triumfit të skuadrës skoceze Celtic ndaj Lacios në Romës mbrëmjen e sotme duke triumfuar në kohën shtesë me rezultatin 1-2, fitore që i siguron kualifikimin në raundin e 1/16 të Europa League-ës.

Meta nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin e kryeqytetit italian ‘’Olimpico’’, por nuk e ka fshehur entuziazmin për golin dramatik Olivier Nthcam në minutën 90+5 të takimit.

‘’Triumf fantastik i Celtic-ut në Romë! Tre pikë të siguruara në sekondat e fundit vulosin kualifikimin për në fazën tjetër. Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme që na dhuruat sot, djema! Përqafime të zjarrta për tifozët e mrekullueshëm që shkëlqyen gjatë gjithë ndeshjes!’’, shkruan Meta në profilin e tij në ‘’Twitter’’ duke shpërndarë video-n e festës së çmendur të tifozëve skocezë.

Presidenti njihet si tifoz i flaktë i skuadrës më të suksesshme skoceze Celtic. Meta ndodhet në Itali, ku do të takohet nesër me komunitetin arbëresh të Kalabrisë.

Më shumë


spot_img









spot_img