Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Skrapari humb DOKTORIN e vet: Mjeku Muharrem Nonaj nuk e fiton dot betejën me covid-19; shoqata e ORL homazh mjekut: I shërbeu me devotshmëri komunitetit deri në fund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

855e36670a2988138530574f4fbaa85a

Një tjetër mjek nuk e fiton dot betejën me covid-19. Ai është Muharrem Nonaj nga Skrapari, dhe lajmin për ndarjen e tij nga jeta e jep djali i tij Blenard Nonaj.

“Të nderuar Miq dhe të Afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im dr Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me covid-19” shkruan Blenardi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Por I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kolegëve.

“Shoqata Shqiptare e ORL dhe Shërbimi ORL me hidhërim të thellë njoftojnë ndarjen nga jeta të mjekut Otorinolaringolog në rrethin e Skraparit Dr. Muharrem Nonaj. Dr. Muharremi i cili shërbeu deri ditën e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Ai shërbeu ne rrethin e Skraparit për më shumë se 45 vjet si mjek otorinolaringolog duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat në këtë specialitet. Vitet e fundit për shkak të largimit të shume specialistëve nga rrethi i Skraparit Dr. Muharremi ka zgjidhur edhe shumë probleme të specialiteteve të tjera. Zemërgjerësia dhe përkushtimi ndaj pacientëve e kanë bërë Dr. Muharremin nje figurë te dashur dhe të respektuar për të gjithë rrethin e Skaraparit, qytetin e Poliçanit dhe atë të Beratit. I shprehim ngushëllimet e thella familjarëve dhe lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe”,- thuhet në mesazhin e mjekëve të Shoqatës Shqiptare të ORL.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img