Qëllohet me armë ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar.
Bëhet fjalë për shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan, i cili është qëlluar nga shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç nga po po i njëjti fshat.
Sulmi ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fatmir Cenaj. I plagosuri u dërgua me helikopter në kryeqytet, dhe ende nuk ka ifnormacione për gjendjen shëndetësore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rehovë, Skrapar Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes. Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan. Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.