Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

“S’kishte ndodhur kurrë që një individ të kërcënojë SHBA”, Endri Hasa: Më 18 dhjetor PD do lërë pas të shkuarën, bashkë me mbeturinat…

Lajme të ngjashëm

Sekretar për Organizimin Dixhital i Partisë Demokratike, njëherazi deputeti Endri Hasa ka reaguar pas Kuvendit të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një postimimi në rrjetet sociale Hasa shkruan se për herë të parë në historinë e demokratëve ndodh të dëgjosh një individ të kërcënojë me zë dhe figurë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar këtu deklaratës që bëri Berisha teksa sulmonte ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Ndër të tjera ai shkruan se me 18 dhjetor, Partia Demokratike, demokratët shqiptarë do të lënë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit.

“Në vend të një urimi për PD!

Sot demokratët duhet të ndiheshin krenar për çdo gjë që i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe gjithçka që kjo forcë i ka dhënë shqiptarëve. Por pas 31 vitesh, interesi i një individi të vetëm dominoi mbi qëllimet dhe pritshmëritë e demokratëve!

Një shfaqje që u prodhua me kosto të lartë, shtangu shqiptarët dhe demokratët që për herë të parë në historinë e tyre politike dëgjuan një individ të kërcënojë me zë dhe figurë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ky do të ishte fundi i familjes tonë politike miq, por kjo s’ka për të ndodhur!

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike, demokratët shqiptarë do të lënë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar 🇦🇱✌” shkruan Hasa ndër të tjera në postimin e tij.


Më shumë