Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Skifterët” gati për të grabitur në Kamëz, policia u pret “vrullin”, dy të rinjve u gjendet armë dhe veshje në makinë (Detaje)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Kamëz, pasi dyshohet se do grabisnin një banesë.

Bëhet me duije se në pranga ka rënë shtetasi P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;  Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Personat në fjalë në makinë i është gjetur një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

Njoftimi i policisë së Kamzës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

U kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas që dyshohet se do të vidhnin në një banesë.

Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpumin me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;

– Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

Më shumë




spot_img








spot_img