Vetëm pak ditë nga historia e Pierre Aubameyang, ku disa persona tentuan t’i vjedhin shtëpinë një ngjarje e njëjtë ka ndodhur me yllin e Real Madrit, Dani Carvajal.
Gjatë një interviste Dani ka shprehur këtë ngjarje të përjetuar nga vetë ai.
“Ata u përpoqën të futeshin në shtëpi dhe nuk mundën për shkak të sistemit të sigurisë. Ishte një tronditje e madhe. Për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi. Ne nuk ishim në shtëpi. Duhet të marrim masa paraprake. Le të shpresojmë që të mos ndodhë më.
Ata po kërkonin se ku mund të hynin.Por gjithçka ishte e mbyllur, sistemi i sigurisë bëri punën e tij. Është hera e parë. Është në duart e policisë. Le të shpresojmë se mund të gjenden.
Ne jemi një objektiv i lehtë. Ata e dinë kur luajmë dhe kur jo. Mbi të gjitha është siguria e familjeve tona, kjo është ajo që na shqetëson më shumë."