Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“S’keni turp, plehra, qelbësira!” Deputeti i PD shpërthen ndaj protestuesve para Kuvendit: Hajdeni këtu, ua tregoj unë qejfin…(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“S’keni turp, plehra, qelbësira!” Deputeti i PD

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur pasditen e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit. Teksa deputetët ishin duke zhvilluar seancën brenda mureve të Parlamentit, jashtë saj ndodheshin dhjetëra qytetarë të “Lëvizjes Bashkë” të cilët ishin duke protestuar lidhur me minimumin jetik.

Por, prezenca e tyre si duket ka “shqetësuar” deputetin e Partisë Demokratike, Helidon Bushatin, i cili është ndjerë “i ofenduar” nga fjalët e protestuesve dhe ka shpërthyer ndaj tyre.

Ai u është kthyer atyre me një gjuhë aspak etike ku dhe i ka quajtur “plehra”. Deputeti ka theksuar se s’mund të përgjithësojnë kur thonë se politikanët janë hajdutë.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet  t’u thotë ai protestuesve.

https://www.youtube.com/watch?v=kBHVlKXoYzk

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese