Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“S’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit”, Balluku i drejtohet opozitës: Keni një javë që po bëni ERE-n copë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare ka folur në lidhje me anulimin e vendosjes së fashës 800 kW për qytetarët.

Nga foltorja Balluku tha se ky vendim ka ardhur pas vlerësimit të situatës hidrike dhe të konsumit, duke i dalë kështu në mbrojtje Entit Rregullator i Energjisë për të cilët u shpreh se kanë bërë punën ashtu si duhet.

“Për sa i përket energjisë e kuptoj që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kË. Ne nuk i marrim vendimet duke pasur parasysh nëse mërziteni  ju apo jo. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit.

Qytetarët janë gjithashtu më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për të kursyer. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj. Ju që i hidheni ERE-së se s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit, nuk është mirë. Ata janë burra dhe gra të nderuara dhe keni një javë që po i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet”, tha Balluku.

Më shumë




spot_img








spot_img