Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skenë si në filma, policia në ndjekje të “Benz-it” me targa të vjedhura në Kamëz, mjeti pëson aksident, por arrin të arratiset (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Skenë si në filma, policia në ndjekje të

Një skenë si në filma është shënuar mbrëmjen e djeshme në Kamëz, pasi policia ka konstatuar një makinë që lëvizte me targa të vjedhura.

Bëhet me dije se policia ka vënë re një makinë që kishte dy persona brenda, kur ka konstatuar se mjeti “Benz” po lëvizte me targat e vjedhura që ishin denoncuar pak kohë më parë.

Policia është vënë në ndjekje të mjetit, kur kjo e fundit e ka vënë re është munduar të largohet drejt Fushë-Krujës.

Në ndjekje e sipër mjeti i dyshuar pësoi aksident duke u përplasur me një mjet tjetër. Por edhe pësuan një aksident sërish personat me mjetin me targat e vjedhura kanë mundur të largohen.

Policia po punon për të bërë të mundur identifikimin e personave që ishin në mjet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll