Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Skenë horror në Gjirokastër/ 29-vjeçari plagos nënën dhe tenton ta vrasë, ndërhyn agjenti i policisë por e qëllon në gjoks

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5f1f5fc460f3608fe3ee08adc55802a6

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku ka mbetur e plagosur një grua 59 vjeçe dhe një agjent i Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 20:05 në Sallën Operative ka shkruar njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Patrulla e Policisë dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale  E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori e ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë.

30 vjeçari është transportuar në spital së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, për ndihmë mjeksore dhe fatmirësisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij.

Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale  E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore.

Momentalisht shtetasja I. A. dhe punonjësi i Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img