Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

“Skënderbeut i njohim shtëpinë në Venecia se e kishte me noter, por jo atë në Krujë”, Lame firmos me Noterinë shërbimet e shpejta online për Kadastrën

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, ka firmosur sot një marrëveshje me Dhomën Kombëtare të Noterisë, e cila parashikon një shërbim të shpejt dhe online. Nga e hëna të gjitha operacionet pronësore do të kryhen në kohë reale me firmosje elektronike nga noteri.

Pra, nuk do të jetë më nevoja që noteri të firmosë dokumente dhe më pas ato të shkojnë te Kadastra, por përmes shërbimit online, mundësuar nga marrëveshja e Lames me Subashin, firma elektronike shkon në kohë reale në zyrën e Kadastrës.

Gjatë një komunikimi publik të përbashkët me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Subashi, kreu i Kadastrës tha se Skëndërbeut i njihet shtëpia në Venecia sepse ka pasur akt noterial, por jo ajo në Krujë.

Pjesë nga fjala e Artan Lames:

“Para disa ditësh isha në një studio televizive. Sistemi është futur në ingranazh pune. Sot jemi këtu me Dhomën Kombëtare të Noterisë për protokollin teknik të marrëveshjen e bashkëpunimit firmosur dy vite më parë. Por ajo mbeti në nivelin e drejtimeve sesi do ecej. Qeveria miratoi reformën e digjitalizimit të shërbimeve. Kjo kërkoi që kadastra të rishikonte marrëdhëniet, dhe shërbimi i noterisë është më i rëndësishmi.

Që prej mesjetës prona ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me noterinë. Neve dimë se Skënderbeu kishte një shtëpi në Venecia sepse kemi aktin noterial të asaj shtëpie. Por nuk dimë ku banonte në Krujë sepse noteri nuk na ka lënë asgjë.

Ky shërbim ka ende shumë mangësi, sikurse dhe kadastra. Prona pa një shërbim noterial të avancuar, nuk garantohet dot. Gjithë ngrehina bëhet funksionale nga sot nëpërmjet protokollit të firmosur.

Nga e hëna të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë noterinë, do të kryhen në kohë reale me firmosje elektronike nga noteri. Pra noteri nuk do të firmosë më në hard copy, por nëpërmjet firmës elektronike në kohë reale shkon te zyra përkatëse në kadastër.

Kjo do të shkurtojë kohën e operacioneve. në fund të kësaj historie ka një qëllim të vetëm: marrja në kohë reale të shërbimit të qytetarit. Çdo gjë do të bëhet në rrugë elektronike në qark të mbyllur. Qytetari do të marrë shërbim brenda 48 orëve.

Për vitin 2021 meqë 2022 nuk e kemi mbyllur, nga kadastra u lëvruan 1 milionë e 520 mijë shërbimeve. Dhe 50% e tyre u lëvruan nëpërmjet noterëve. E pra në gjithë këtë numër shërbimesh, gjysma është aplikuar nga noterët. Kjo flet për rëndësinë e shërbimeve noteriale, dhe për ndërgjegjësimin e popullsisë për rolin e noterëve. Ne vazhdojmë të vuajmë shumë marrëveshje qytetarësh me njëri tjetrin. në shtetin modern, që nga 94 e zyrtarizuar pa ndërmjetësinë e noterit fjala e njërit e tjetrit nuk vlen asgjë. Vuajtja që kemi sot për këtë proces dhe fakti që kjo sa vjen e bie tregon për këtë që thashë.

Llojet e shërbimeve në shërbimin elektronik, janë një mori dhe janë shumë teknike. Janë tetë shërbime bazë që fillojnë nga e hëna me sistemin e ri dhe këtij numri do ti shtohen kohë pas kohe dhe shërbime të tjera. Së shpejti prapë me noterët që do të jenë faktori numër 1, do fillojmë brenda tetorit edhe shërbimet e përshpejtuara për ata qytetarë që e kërkojnë shërbimin jashtë radhës.

Përfundimisht ajo që po ndodh me shërbimet online është epokale si reformë, sepse ndryshon një vijimësi pune qindra vjeçare. Është një reformë e qeverisjes. Që prej 1 viti që ka filluar të implementohet po ndryshon si nata me ditën shërbimin për qytetarët duke mbajtur mbi vete edhe gabimet e bëra, vonesat por në themel ndryshimi është epokal. Por edhe në kuadër të uljes në nivele historike të korrupsionit të vogël të nënpunësve shqiptarë.”

Ndërkohë, Mimoza Subashi e konsideroi të rëndësishme marrëveshjen e firmosur me Artan Lamen, duke thënë se firmosja elektronike e dokumenteve do të rrisë cilësinë e shërbimit.

Pjesë nga fjala e Mimoza Subashit:

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë për këtë takim të zhvilluar sot në frymën e një bashkëpunimi që nga nënshkrimi i marrëveshjes në 2020. Noteria vepron dhe aplikon nëpërmjet sistemit të saj. Kemi pasur edhe pasaktësi që vinin si nga ana e noterëve dhe zyrat vendore. Ne analizuam më parë arritjet e problemet vendosëm që duhet të kalojmë në sfidën e radhës.

Mendoj se nënshkrimi i marrëveshjes është fillimi i kësaj sfide me një standard më të lartë. Do implementohen shërbimet e përshpejtuara dhe dërgimi në rrugë elektronike do të rrisë cilësinë e shërbimit.

Komunikimi në kohë reale i sistemeve do të jetë i sigurt. Dhe kjo marrëveshje nënshkruhet edhe në kohën kur është vënë në jetë ofrimi i shërbimeve publike online. Ekspertët duhen falenderuar sepse bënë të mundur këtë shërbim.”

 


Më shumë