Hapësire reklamuese

Sporti

Skënderbeu dhe Tirana vulosin fitoret në minutat shtesë

Shkruar nga Newsbomb

Tirana fiton me vështirësi ndaj Korabit, por me meritë pas një 90-minutëshi të “ethshëm” dhe me shumë raste nga bardheblutë dhe nga Korabi gjithashtu. Ai që nderon kryeqytetasit është Gjergji Muzaka i hedhur në fushë në vend të Asion Dajës në mes të pjesës së parë, ndërsa 31-vjeçari shënoi në minutën e 92-të.

Pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në të dytën, Zguro pati rastin më të mirë për të shënuar për Korabin sapo nisi pjesa e dytë, por Lika reagoi mirë duke pritur me njërën dorë në cepin e djathtë të portës së tij.

Më pas, Taku në minutën e 54-t goditi traversën. Peçi në minutën e 57-të pati një tjetër rast të mirë për të kaluar bardheblutë në avantazh, por pa sukses, pasi Vujadinoviç priti me këmbë topin e goditur nga sulmuesi i Tiranës. Muça në të 70-ën godet nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën, pas devijimit të një mbrojtësi të Korabit.

Minuta 77-të Tirana pretendon për një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Çela, por për gjyqtarin Meta nuk ka faull.

Goli i fitores për Tiranën do të vinte në minutën e 90-të, ku Muzaka goditi saktë me kokë, duke mposhtur Vujadinoviç, si përfundim 1-0.

(Newsport.al)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu