Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skënder Hita vjen nga Dibra në Durrës, Rrumbullaku emëron drejtorin e ri të Policisë së Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Skënder Hita vjen nga Dibra në Durrës, Rrumbullaku emëron

Drejtori i Policisë së Dibrës, Skënder Hita raportohet se do të jetë kreu i ri i Policisë së Durrësit. Transferimi i tij në detyrë është firmosur nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, duke sjell Hitajn nga qarku i Dibrës në Durrës.

Skënder Hita vjen nga një karrierë e spikatur në Policinë e shtetit, për më shumë se 20 vjet nën uniformë. Ai vjen si propozim i parë i Rrumbullakut dhe do të drejtojë Durrësin, si dhe do të ketë në kontroll territorin e këtij qarku.

Prej më shumë se dy muajsh Qarku i Durrësit vepronte me drejtues të komanduar, pasi Neritan Nallbati u emëruar në shef i Policisë Kriminale.

Dhimitraq Ziu është emëruar në vend të Hitajt në Dibër. Ai ishte zëvendës drejtor për rendin në Durrës, ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Policisë Rrugore dhe zëvendës drejtor në Tiranë për rendin e sigurinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll