Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Skënder Brataj: Covid-19 ka pësuar mijëra mutacione, këto janë simptomat që jep varianti “Omicron”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për mutacionet e Covid-19. Ai tha mbrëmjen e sotme në “Open”se varianti “Omicron” i cili është shfaqur dhe në Europë, ka pësuar 30 mutacione, ndërsa vetë virusi me mijëra.

Por problemi sipas tij nuk janë mutacionet, por transmetueshmëria e këtij virusi dhe parandalimi i përhapjes. Brataj zbuloi dhe simptomat që jep varianti Omicron, si rrufë, temperaturë, dhimbje fyti.

“30 mutacione i ka pësuar vetë omicroni, ndërsa vet virusi ka pësuar qindra mutacione. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë.

Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë.Nuk është mutacioni problemi, sepse viruset e kanë këtë veti. Ne duhet të ndalojmë tek transmetueshmëria dhe parandalimi i pëhapjes”, u shpreh Brataj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img