Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skënder Brataj: Varianti “Delta” po ngatërrohet me gripin e zakonshëm, nëse keni këto simptoma duhet të kërkoni test të shpejtë ose tampon

Shkruar nga Newsbomb
Skënder Brataj: Varianti “Delta” po ngatërrohet me gripin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar ditën e sotme se variant “Delta” po ngatërrohet me gripin e zakonshëm, për shkak se simptomat janë të njëjta. Ai u shpreh se simptomat kryesore të variantit “Delta” janë dhimbja e kokës, e fytit, sekrecionet e hundës dhe temperatura, ndaj çdo person që ka këto simptoma duhet të kërkojë të bëjë test të shpejtë ose tampon.

“Asnjë virus nuk e ndalon dot që të hyjë.Për fat të keq “Delta” ka ndryshuar simptomatologjinë, pasi paraqitet më shuëm si rrufë sesa si COVID-i në këto momente. Ngatërrohet shumë me rrufën e vërtetë dhe gripin e zakonshëm. Simptomë kryesore janë dhimbja e kokës, e fytit dhe rrufa, sekrecionet nga hunda dhe temperatura. Çdo person që ka këto simptoma të kërkojë tetsin e shpejtë ose tamponin, mos ta interpretojë si rrufë ose grip, pasi mund të jetë COVID ose “Delta”, tha Brataj për A2CNN.

Ai tha se pritet që gjatë verës 90% e rasteve të COVID në të gjithë Europën do të jenë të variantit “Delta”, ndërkohë që ka bërë apel për qytetarët që të marrin të 3 dozat e vaksinës.

“Ka një periudhë inkubacioni shumë më të vogël sesa variant anglez dhe në stinën e verës 90% e virusit do të jetë “Delta”. Do të ketë një rritje në gjithë Europën në një kohë shumë të shkurtër.

“Delta” infekton edhe ata që kanë një dozë të vaksinimit. Te personat që kanë bërë të dy dozat rreziku është shumë i vogël. Nuk mund të themi që s’mund të ketë infektime, por s’do të ketë shumë viktima”, u shpreh kreu i Urgjencës Kombëtare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll