Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Skënder Brataj shpjegon masat e reja të Komitetit: Imuniteti s’ka arritur akoma 70%; Grumbullimet? Jeta vazhdon, njerëzit kanë nevojë për festa

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Skënder Brataj, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se masat e reja të vendosura sot janë për jetën e njerëzve, sepse pavarësisht kushteve që ka dikutuar pandemia, jeta vazhdon. Sipas tij, kjo verë pritet të jetë më e mirë se ajo e vitit të kaluar.

“Vera e vjetme në bëri një përhapje të madhe të virusit te asimptomatikët. Na plasi vala në Nëntor. Deri në fund të vitit pati përmirësim se po izolohej. Pastaj pati një tjetër valë se erdhën emigrantët”, tha Brataj në News 24.

Por, a ka rrezik nga ardhja e emigrantëve gjatë sezonit të verës në vendin tonë?

“Imuniteti s’ka vajtur te 70% akoma. Në panelin italian diskutonin se cdo shtet duhet t’i japë forcë vaksinimit. Po nuk ka kuptim që një shtet ta bëj 80% dhe të tjerët më pak, se hapen variantet e reja. Ne duhet ti përshtemi rajonit tonë”, shtoi kreu i Urgjencës Kombëtare.

Sakaq, Komiteti vendosi sot që nga 15 qershori të lejohen grumbullimet deri në 50 persona, nga 10 që ishte më parë.

“Për ne në radhë të parë është shëndeti i cdokujt. Cdo humbje jete është disfatë. Por fakti që lejohen 50 veta, do të thotë që të jenë të ndarë. Njerëzit kanë nevojë dhe për festa, jeta ecën përpara. Shpresojmë nga korriku që të ketë përmirësim, edhe në Shqipëri.  Në bazë të rajonit, si do shkojë pandemia, do ketë dhe masa të tjera”, shprehet Brataj.

Lexo edhe: Komiteti vendos MASAT E REJA: Zgjatet ora policore

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img