Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Skënder Brataj jep ALARMIN: Rrezikohemi nga varianti DELTA i Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se heqja e masave anti-Covid 100% nuk do të ndodhë as këtë verë.

Ai u shpreh se situata javët e fundit ka ardhur duke u normalizuar, por sërish duhet te jemi të kujdeshëm, pasi ashtu si shumë vende të tjera, edhe Shqipëria rrezikohet nga varianti DELTA.

“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen”, tha Brataj.

Brataj tha se masat kufizuese nuk mund të hiqen plotësisht, por do të ketë lehtësim gradual në bazë të situatës epidemiologjike në vendin tonë.

“Kemi hequr tamponin se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali… në çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24.00. Është e papranueshme, nuk mund t’i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativëve është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin. Gjendja e botës në këtë momente… nuk duam të gjendemi në vjeshtë me një serbator të një varianti të ri. Nuk mund të diskutosh që virusi e ka treguar që i ka ato uljet dhe ngritjet në dy-tre javë. Kanë ngelur shumë pak masa për t’u hequr”, u shpreh Brataj në ABC News.

Më shumë

spot_img
spot_img