Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Skënder Brataj i prerë: Maska do mbahet dhe pikë! Do futemi sërish në karantinë nëse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

438f974ff434866207cef1ad8413de2a

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se “qytetarët do ta mbajnë dhe pikë”, pasi në të kundërt do t’i rikthehemi sërish karantinës.

“Më ndalojnë dhe në rrugë e më pyesin pse na e lejoni maskën në restorant dhe jashtë duhet ta mbajmë? I thashë që në restorante do të ruhet distanca. Do të vihet maska dhe pikë! Mbajtja e maskës është mjekësore, nuk është politike. Nëse do të dalim pa maska, kontrolli do të bëhet i pakontrollueshëm, infeksioni do të rritet dhe do të futemi sërish në karantinë. Pra, merrni masa. Kjo është një masë parandaluese shumë e mirë dhe ne mund të jetojmë pa u izoluar dhe pa u kthyer në karantinë”, tha Brataj në “Real Story”.

Por ai u kundërshtua nga eksperti i shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi, i cili theksoi se nuk duhet të ketë as karantinë dhe as maskë të detyrueshme, pasi sipas tij, duhet bërë funksional sistemi shëndetësor në mbarë vendin për të përballuar situatën.

“As karantinë, as maskë. Parandalimi kryesor është që t’i kapësh rastet. Mendoj që politikisht Rama po loz, duke tërhequr shoqërinë rreth maskave dhe duke i ikur thelbit. Thelbi është që duhet rritur numri i testimeve, pajisja me masa mbrojtëse, bërja gati e spitaleve rajonalë, por edhe të mjekëve dhe epidemiologëve. Kjo është përgatitja e sistemit, që edhe kap, edhe trajton, edhe ka mundësi t’i bëjë ballë situatës”, deklaroi Koduzi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img