Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Skënder Brataj: AstraZeneca e ka treguar efikasitetin dhe sigurinë, vera do të jetë më e lehtë për të gjithë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Urgjencës Kombëtare ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri, ku parashikoi që vera do të jetë më e lehtë për të gjithë.

“Në këtë moment numrat janë të kontrollueshëm. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm për sëmundjen.  Situata është më së normale me këto numra. Edhe në spitale është më shumë normale, ndryshe nga ç’ndodhi në nëntor dhe dhjetor. Me këto numra jemi disi të qetë me kontrollin e pandemisë.

Unë mendoj se vera do të jetë më e lehtë dhe më e thjeshtë. Dhe nga vjeshta të kemi arritur një përqindje shumë të madhe vaksinash. E rëndësishme është që vaksina të jetë e disponueshme në numra sa më të mëdhenj”, tha Brataj në Report Tv.

Për sa i përket vaksinës së AstraZeneca-s, Brataj u shpreh se kjo vaksinë e ka treguar efektivitetin dhe sigurinë e saj, ndaj refuzimet janë vetëm për shkak të mosdijes.

“AstraZeneca e ka treguar efikasitetin dhe sigurinë. Refuzimet janë për shkak të mosdijes. Është verifikuar që nuk ka asnjë lidhje të trombozave më të. Është i njëjti numër trombozash kur nuk bëhej vaksina, nuk ka asnjë rritje”, us hpreh kreu i Urgjencës Kombëtare.

Më shumë

spot_img
spot_img