Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Skënder Brataj apel qytetarëve për respektim të masave: Vaksina e sigurtë por mund të japë efekte anësore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c1591ff71649320ad2d9657c0c6ca46c

Pavarësisht eksperimenteve dhe efektshmërisë së lartë, sërish vaksina anti-Covid mbetet një pikëpyetje e madhe për fatin e zhdukjes së koronavirusit.  

Në “Ora News”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat anti-Covid pasi ende nuk dihet se sa efektive do të jetë vaksina.  

Sipas tij, vaksina anti-Covid është e sigurtë dhe mund të japë efekte anësore por nuk shkakton sëmundje.

“Kjo vaksinë që vjen tani nuk është virus i dobësuar. Janë proteina të virusit. Njerëzit duhet të dinë që vaksina nuk shkakton sëmundje. Në qoftë se do të ketë efekte anësore, është një proteinë e një virusi, është një proteinë që hyn në organizëm ose me virusin ose me ne. Është çelësi i lidhjes së virusit me qelizat. Nëse personi është alergjik ndaj një alergjeni që mund të jetë nga virusi, nga përbërësit e pluhurave, poleni dhe e vetë përbërësve kimikë të holluesve, të antibiotikëve apo të çdo lloj medikamenti. Dhe mund të japë një efekt anësor, një reaksion alergjik por nuk shkakton sëmundje. Kështu vaksina është mëse e sigurtë. Puna kërkimore vazhdon dhe unë besoj se brenda një kohe të shkurtër do të dalin edhe vaksina të tjera. Unë nuk marr pjesë në atë studim por si njohës i situatës dhe ndjekës i dinamikës së pandemisë mendoj se ishte i nxituar si konkluzion,” përfundon Brataj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img