Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Skenari rezervë i Rezart Taçit, merret në pyetje Presidenti i Malit të Zi, paratë e Cosa Nostras do pastroheshin në bankën e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, do të merret në peytje nga prokuroria e vendit të tij. Ky vendim vjen pas operacionit të SPAK një javë më parë në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos, ku u bllokuan më shumë se 18 milionë euro që do pastroheshin në Shqipëri.

Referuar përgjimeve të Prokurorisë, biznesmeni Rezart Taçi kishte garantuar italianët që dyshohet se do pastronin paratë e organizatës mafioze “Cosa Nostra”, se kishte lidhje me presidentin Gjukanoviç dhe nëse plani për në Tiranë dështonte, atëherë milionat e eurove do dërgoheshin në Malin e Zi.

Paratë u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë dhe janë sekuestruar nga SPAK.

Presidenti Gjukanoviç i ka mohuar publikisht akuzat, dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u hetuar nga drejtësia e vendit të tij. Edhe banka në pronësi të vëllait të tij, “Prva Bank”, mohoi pretendimet në fjalë duke thënë se kishte përpjekje për të dëmtuar imazhin e tyre.

“Është një aferë tërësisht e fabrikuar. Nuk e di kush janë njerëzit, as kam pasur kontakte me ta në asnjë mënyrë… ky është një falsifikim i plotë, por këto falsifikime janë bërë një lloj praktike në jetën politike në Mal të Zi”, ka thënë Gjukanoviç, duke mohuar lidhjet me biznesmenin shqiptar Rezart Taçi.

Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi tha se ka hapur një hetim për rastin e pastrimit të parave, ndërsa Gjukanoviç tha se do t’i përgjigjet çdo thirrjeje të prokurorisë.

“Do të duhen vetëm disa ditë që afera të shembet si një kullë letrash. Sot askush nuk i përmend letrat e Pandorës dhe ata [së shpejti] nuk do ta bëjnë këtë aferë as nga Shqipëria,” tha Gjukanoviç.

Në vitin 2016, një rezolutë e Parlamentit Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetonte dhe të ndiqte penalisht “rastet e nivelit të lartë duke përfshirë pastrimin e dyshuar të parave nga Prva Banka (Banka e Parë).

Banka shtetërore u privatizua në vitin 2006 dhe iu shit familjes së Gjukanoviçit. Qeveria e tij që atëherë ka vënë shuma të mëdha parash shtetërore në të, ndërsa opozita dhe disa OJQ e kanë akuzuar bankën për pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe dhënien e kredive të këqija kriminelëve dhe aleatëve të Gjukanoviçit.

Kur këto kredi nuk u paguan, Gjukanoviç e shpëtoi bankën në 2008 duke e detyruar parlamentin të miratonte një ligj të posaçëm që i jepte asaj 40 milionë euro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img