Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Skena si në filma, 8 grabitës sulmojnë me armë zjarri autoblindin me para në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Skena si në filma, 8 grabitës sulmojnë me armë zjarri
Një skenë si në filma është shënuar ditën e sotme në kryqëzimin për Siligo, në provincën e Sassarit në Itali, ku 8 persona sulmuan një automjet të blinduar me para. Anëtarët e grupi kriminal bllokuan autostradën duke i vënë flakën një sërë makinash, më pas hajdutët sulmuan me armë zjarri katër rojet e sigurisë që po shoqëronin mjetin. Gjatë shkëmbimit të shtënave me armë zjarri mes autorëve dhe rojeve të sigurisë, humbi jetën një nga autorët dhe u plagosën rëndë dy roje. Katër anëtarë të bandës arritën të arratiseshin me dy automjete dhe karabinierët vendas janë tashmë në gjurmët e tyre. Në të gjithë zonën e gjerë u vendosën postblloqe dhe në unazën është ndalur qarkullimi. Videoja mëposhtë tregon pamjet e sulmit dhe radhën e gjatë të makinave të bllokuara në rrugë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese