Zëvendëspresidenti William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Kenia mes skenave dramatike. Ai mundi ngushtë rivalen e tij, Raila Odinga, duke marrë 50.5% të votave, sipas rezultateve zyrtare.
Njoftimi u vonua mes përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga fushata Odingas, shkruan BBC. Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të mbështesin rezultatin, duke thënë se ai ishte “i errët”.
“Ne nuk mund ta marrim pronësinë e rezultatit që do të shpallet për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme,” tha Juliana Cherera, nënkryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve (IEBC).
“Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse… dhe përsëri u bëjmë thirrje kenianëve të ruajnë qetësinë,” shtoi ajo. Agjenti i partisë së Z. Odinga më herët pretendoi se kishte “parregullsi” dhe “keqmenaxhim” në zgjedhje.
Kjo ishte hera e parë që zoti Ruto, 55 vjeç, kishte kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me Presidentin Uhuru Kenyatta, i cili mbështeti zotin Odinga për ta pasuar atë.
Ish-kryeministri 77-vjeçar, i cili mori 48.8% të votave, kandidoi për herë të pestë për president.