Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“S’kemi lekë u thash”, flet kryefamiljari që i grabitën shtëpinë në Lezhë: Hajdutët ishin veshur me maska kishin dhe armë, më goditën në kokë me hekur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjergj Doçi pronari i banesës që ra pre e një grabitje ditën e sotme në fshatin Spiten të Lezhës, ka folur për media dhe ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja.

Ai u shpreh se në fillim kishte dëgjuar zhurmë dhe më pas kishte zbritur poshtë, ku ishte përballur me dy grabitësit.

Doçi u shpreh se grabitësit ishin dy, të maskuar dhe sipas tij njëri kishte armë ndërsa tjetri një sende të fortë, hekur.

Kryefamiljari tregoi se ata i kanë kërkuar se ku ishin leket dhe se e kanë dhunuar atë dhe bashkëshorten e tij, Vitore Doçi.

“Dëgjova zhurmë kujtova se janë fëmijët duke bërë shaka. Kur dola nga dhoma dhe ika poshtë pashë dy persona të maskuar, njëri me armë tjetri kishte një hekur. I thash “kush jeni ju”. Ai me hekur më goditi dhe rash pa ndjenja. Doli gruja edhe gruan e kanë goditur, e kanë çarë te vetulla. ‘Ku i ke paret than”, “s’kena pare u thash”.  Ai me armë rrinte tek koka jonë kurse tjetri kërkonte nëpër shtëpi, nëpër komodina. Morën telefona ca gjetën, morën. Ata kishin maska s’kisha si me i njoft. Ne kemi bërë punime, emrat e punëtorëve i kemi dhënë në polici. Ata ikën në këmb, por nuk e di me ça ikën”, tha ai ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img