Prokuroria e Vlorës ka zbardhur një skemë të falsifikimit të pronave në Karaburun ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.
Policia bën me dije se ka arrestuar një notere dhe një avokat, të dyshuar për “fallsifikimin e dokumentave” dhe “shpërdorimin e detyrës”.
Në kuadër të procedimit penal nr. 266/2016, nën hetim që prej 3 muajsh dhe në vijim të sekuestros që u bë për 220 HA tokë në Gadishullin e Karaburunit.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë bërë arrestimin e 2 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të 1 tjetri për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Arrestohen në flagrancë shtetasit e quajtur:
1. Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion “Avokat”.
2. Belona Seraj, 29 vjeç, banuese në Vlorë, me profesion “Notere”.
Shpallet në kërkim shtetasi:
3. Pëllumb Petriti, 52 vjeç, banues në Vlorë “biznesmen” dhe kryetarë i PR në Vlorë.
Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.