Hapësire reklamuese


Aktualitet

SKEMA/ Bllako i mori 120 mijë euro Klodian Zotos përmes birrarisë së babait

Shkruar nga Newsbomb
SKEMA/ Bllako i mori 120 mijë euro Klodian Zotos përmes birrarisë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka treguar skemën se si funksiononte afera korruptive e Inceneratorit të Tiranës. Ndër të tjera, është ndalur te shtetasi Alqi Bllako, i cili po vuan dënimin me burg prej 2.8 vitesh për Inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

Ai rezulton se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën e 119,755 euro. Gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, Bllako ka marrë këtë pagesë në mënyrë të parregullt duke pretenduar se ka blerë një paisje që bënte mbushjen, mbylljen, vulosjen e etiketimit të shisheve, që në fakt ishte për biznesin e babait të ti, Edmond Bllako. Ky i fundit si Person Fizik, ka pasur fushë prodhimtarie tregtimin e birrës në qytetin e Ersekës.

Së pesti, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 Euro. Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako” Person Fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu Alqi Bllako ka kërkuar nga Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ai ishte Këshilltar i jashtëm të Ministrit të Mjedisit. Këtë e ka kërkuar me qëllim që të favorizohet kompania e Zotos “Integrated Energy BV” gjatë procedurës së koncesionit. Vladimir Bezhani ka marrë nga Zoto 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë”, citohej më tej po në njoftimin e SPAK që ka treguar skemën se si Bllako kërkonte para nga Zoto në mënyrë që kompania e tij të favorizohej në procedurën e koncesionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese