Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“S’kanë pasur shtëpi, por sot vijnë me çanta mijëra euro”, anëtari i Këshillit të PD: Nëse bëhet vetting-u, 60% e politikanëve s’do të jenë më në Kuvend

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj deklaroi mbrëmjen e sotme se vetngu i politikanëve duhet bërë dhe nëse ndodh sipas tij rreth 60% e politikanëve në Kuvend nuk do të jenë më pjesë e tij.

Sulaj theksoi se PD ka zgjedhur për këtë proces SPAK-un, pasi sipas tij është një institucion më pak i kompromentuar dhe i mbështetur nga aleatët.

Ndër të tjera ai tha në “News 24”se duhet vënë fre lidhjes së politikanëve me krimin e organizuar dhe shoqërimit të tyre me personat të cilët janë të lidhur me krimin.

“A kemi veting për policinë? Po. A kemi për gjyqtarët? Kemi. Pse duam ne sot dhe pse mendojmë që vetingu i politikanëve ka efekt? Unë jam nga ata të rinj që besoj se nëse bëhet vetingu 60% e politikanëve s’do të jenë pjesë e Kuvendit. Është edhe lidhja e politikës me krimin e organizuar.

Këta politikanë që fitojnë zgjedhjen me krim të organizuar. Krim i organizuar sot i ka shumëfishuar paratë duke fituar tender publikë, duke marrë ministra. Këta politikanë që duan të bëhen pjesë e politikës kanë 30 vite që kanë bezdisur qytetarët. Këtyre njerëzve duhet t’i vendosim fre? Unë mendoj që pro. Ai që nuk ka gjë për të fshehur, pse s’e bën vetingun. Basha tha që vetingu të nisi nga unë i pari.

E dyta, në aspektin politik është thënë që kjo të gjykohet nga SPAK-u, jo se ajo është e besueshme nga PD, por sepse SPAK-u nëpërmjet atributeve kushtetuese që i janë dhënë dhe mbështetjes që ka e ka më të vështirë të korruptohet dhe e ka më të thjeshtë për të pasur mekanizmat e duhura për të zbuluar politikanët me lidhje me krimin e organizuar. Kemi parë politikanë të shoqëruar me kriminelë dhe takohen në vende publike në Tiranë.

Ata thonë që ata s’janë kriminelë sepse s’i ka dënuar gjykata. Keni politikanë sot në Shqipëri që janë future në politikë s’kanë pasur shtëpi dhe sot kanë ora dhe çanta shumë të shtrenjta nga mijëra euro. Vetingu politik do vetëm vullnetin e palës tjetër për të ndërmjetësuar dhe pranuar”, u shpreh Sulaj.

Më shumë