Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“S’kanë mundësi të paguajnë kafen”, Mamaqi i drejtohet pensionistëve: Vetë e keni fajin...

Shkruar nga Newsbomb
“S’kanë mundësi të paguajnë kafen”, Mamaqi
Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku përballë një lokali në një tabele shkruhet që kafen edhe ujin e ka me ulje, nga ora 7 e mëngjesit deri në 9. Pasi ka parë këtë tabelë, aktori menjëherë ka menduar të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi që të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë ndihmën e fëmijëve të tyre dhe se pensioni i tyre nuk i mundëson të pijë kafe me çmimin normal. Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë. Postimi i Mamaqit: Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën. U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë. Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10. Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport. Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit. Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë… Mos investoni për Pensionin miq. Investoni te fëmijët tuaj. Ata janë pensioni më i mirë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese