Hapësire reklamuese

Aktualitet

“S’kanë asnjë të dhënë sensitive”, hakerat iraniane “sfidojnë” Ramën dhe publikojnë listën e zgjedhësve shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
“S’kanë asnjë të dhënë sensitive”,

Hakerat iranianë kanë publikuar sërish ditën e sotme të dhëna sensitive, të marra nga sistemet shqiptare dhe kanë “sfiduar” hapur kryeministrin Edi Rama, i cili më herët theksoi hakerat nuk kanë asnjë të dhënë sensitive.

Së fundmi, grupi “Homeland Justice” në grupin e hapur në “Telegram” ka publikuar listën e zgjedhësve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh. Në databasën e publikuar është emri, mbiemri, datëlindja e secilit qytetari si dhe cilës Bashki i përkasin.

Hakerat gjithashtu krah dosjes së publikuar kanë bashkangjitur edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Ende s'e beson që kemi akses?”, shkruajn ata, referuar dhe deklaratës së dhënë së kryeministrit Rama më herët ku tha se gjatë sulmeve kibernetike në sistemet shqiptare, hakerat nuk kanë arritur të marrin të dhëna sensitive.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu